Arbër Vllahiu zyrtarisht i bashkohet AAK-së

Sot AAK ka prezantur, gazetarin dhe këshilltarin e ish- presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu në partinë e tyre

Lidhur me këtë aderim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në rrugëtimin e tyre për t’i ndihmuar vendit sot janë bashkë me kolegun Arbër Vllahiu i cili është i njohur si njëri ndër gazetarët më të mirë në vend dhe krijues i opinionit publik dhe njohës i mirë i politikës në Kosovë, shkruan rtv21.tv

Haradinaj tha se qëllimi i tyre është që t’i japin qytetarëve të Kosovës prespektivë dhe se nga sot ai do ta këtë më lehtë këtë pasi që do të këshillohet nga Arbr Vllahiu.

Haradinaj konfirmoi se Vllahiu do të jetë në rolin e këshilltarit të tij dhe njerëzve përreth pasi që tha se nuk ka qenë ideja që Arbri të kandidohet si deputetë nga AAK por ka qenë që ai t’iu ndihmojë me këshilla.

Kurse Arbër Vllahiu theksoi se po e konsideron si një prej ndereve më të mëdha për të kontribuar për vendin në këtë kohë.

Vllahiu tha se të gjithë që po iu bashkohen liderëve dhe partive politike po e vlerësojnë momentin për të qenë së bashku dhe se ai e ka parë AAK si shtëpinë që mund të ecin para për zhvillimin e Kosovës.

Vllahiu në fund tha se ai konsideron se AAK është pikërisht adresa e rrugëtimit të tyre të përbashkët për të ecur drejt zhvillimit të Kosovës./21Media

Back to top button