Ekskluzive për portalin rtv21.tv 

Ekskluzive për portalin rtv21.tv 

“Kiem Holijanda” filmi holandez me rrëfim nga Kosova, u shpall fitues i ariut të kristalt për “Best short film” në kategorinë “Generation 14 plus”
Në këtë film interpretojnë aktorët kosovarë: Arbnesha Grabovci Nixha, Florist e Andi Bajgora.

Në një prononcim me shkrim për portalin rtv21.tv, aktorja Arbnesha Grabovci Nixha, tregoi emocionet e saj menjëherë pas fitores së çmimit.

“Pikë së pari “myzhden” e ka marrë Abaz Krasniqi, disa minuta ma vonë regjisorja ma konfirmoi. OMG! Drama kosovare triumfoi, i la prapa gjithe ata filma te tjere! … Pak një ndjenjë të mirë e kom pas pasi që regjisorja tha që jam kthyer prapë në Berlin. Nuk e di çka po bohet. Për momentin kjo është e tëra”, u shpreh Grabovci Nixha./21Media