Futbollisti turk i ka ditët e numëruara në Camp Nou

Futbollisti turk i ka ditët e numëruara në Camp Nou

Nuk ka më vend në skuadrën e Barcelonës për Arda Turan, i cili pritet t’i jep lamtumirën katalanasve gjatë këtij afati kalimtar.30-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me blaugranat këtë stinor, derisa tri skuadra kanë shprehur interesim për reprezentuesin turk.

Besiktas, Everton dhe Milan janë në garë për lojtarin, por problemi i vetëm qëndron te paga, pasi ai kërkon të ketë një rrogë të njëjtë sikurse në Barcelonë. Arda i është bashkuar Barcelonës në vitin 2015 nga Atletico Madrid për 35 milionë euro.