​Wenger e dëshiron turkun në skuadër

​Wenger e dëshiron turkun në skuadër

Klubi londinez Arsenal, ka nisur punën për t’u përforcuar për sezonin tjetër, pasi nuk mund t’ia lejojë vetes edhe një sezon të dështuar, duke mos arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye Arsene Wenger dëshiron ta përforcojë skuadrën, që stinorin tjetër Arsenali të shfaqë një fytyrë tjetër.

Sipas mediave angleze , objektivi i parë i Wenger është mesfushori turk Arda Turan i cili nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës.

Raportohet se Wenger është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për ta transferuar turkun në Emirates Stadium./21Media