Një gjest bujar nga Ardiani!

Një gjest bujar nga Ardiani!

Tërmeti i fuqishëm që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë, tronditi edhe botën e artit. Emra të njohur nga fusha e artit i ofruan mbështetje të pakusht mëmës Shqipëri, qoftë financiarisht, por edhe në forma tjera. Madje ata anulan edhe koncertet e shumta që kishin, si shenjë ngushëllimi për ata që humbën jetën tragjikisht.

Artisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi dje e nisi koncertin e tij në Hamburg të Gjermanisë me një minutë heshtje. Ky gjest i tij u komentua nga fansa të shumtë, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Nje min heshtje – Eine Schweigeminute 🇦🇱🙏🏽😞

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se numri i personave që kanë marrë lëndime nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 900, ndërsa kanë humbur jetën të paktën 49 persona./21Media