Kënga e re e Ardianit po pëlqehet nga publiku

Kënga e re e Ardianit po pëlqehet nga publiku

“Arrita” titullohet kënga e re e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupit të cilën e solli me videoklip, shkruan rtv21.tv

Ky projekt i tyre u mirëprit nga publiku, ku brenda pak dite që është publikuar ka mbledhur mbi një milionë klikime në kanalin, Youtube.

Këto klikime, padyshim se e kanë gëzuar Ardianin, i cili në Instagram ka publikuar një pjesë të klipit përmes së cilit ka shprehur gëzimin e tij.

“Arrita 1 Million. Faleminderit“, ka shkruar këngëtari poshtë videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Arrita 1 Million 💜💜🔥🔥 FLM #youtube #linkinbio

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Kujtojmë që ‘WIE IMTRAUM’ është projekti paraprak i Ardianit, në bashkëpunim me Fero47, i publikuar më 25 prill. Projekti deri tani ka mbi 10 milionë klikime./21Media