Ardiani vizitoi Shqipërinë

Ardiani vizitoi Shqipërinë

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, tronditi të gjithë shqiptarët. Emra të njohur nga fusha e artit i ofruan mbështetje të pakusht të prekurit nga Shqipëria, qoftë financiarisht, por edhe në forma tjera.

Artisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi koncertin e mbajtur për 28 Nëntor në Hamburg të Gjermanisë e ka filluar me një minutë heshtje.

Kurse, sot artisti përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka treguar se ai ka shkuar në Shqipëri për t’i vizituar disa familje dhe shtëpi të prekura nga tërmeti që la 52 persona të vdekur e qindra të tjerë të lënduar.

Kujtojmë se, edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dje vizitoi Shqipërinë ku ka takuar nga afër njerëzit, ndërsa zgjodhi dy familje shqiptare për t’iu rindërtuar shtëpitë.

Në ndihmë të Shqipërise pas tërmeti dolën edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipla. /21Media