"Rahat", albumi më i ri i Ardianit

“Rahat”, albumi më i ri i Ardianit

Kjo verë për këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi, ishte shumë e suksesshme. Ai shijoi suksesin e bashkëpunimit “Meine Liebe”, me artisten e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata. Por krahas këtij bashkëpunimi, ai solli edhe disa këngë, të cilat janë pjesë e albumit të tij më të ri.

Ky album i artistit me titull “Rahat” u publikua sot , vetëm në platformën Spotify, transmeton rtv21.tv

“Dua t’i falenderoj të gjithë që participuan në këtë album dhe të gjithë ata që e blenë, e dëgjuan”, shkroi ndër tjerash këngëtari në Instagram.

Pjesë e albumit të tij janë këngët “Casino”, “Meine Liebe”, “Ariana”, “Rahat”, e shumë të tjera.

Kujtojmë se bashkëpunimi me Elvanën arriti mbi 8 milionë klikime./21Media