Ardiani publikoi projektin e radhës

Ardiani publikoi projektin e radhës

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi ka publikuar projektin e tij të radhës.

”Primadonna” quhet kënga e re e këngëtarit, të cilës ai i ka realizuar edhe videoklipin, shkruan rtv21.tv

”Primadonna” është shkruar nga Ardiani dhe Dominik Lange, ndërsa producent i këngës është Jordan Cormier.

Ndryshe, ”Supermodels” ishte projekti i fundit i këngëtarit, të cilën e kishte në bashkëpunim me DJ Tuneruno./21Media