Gaxha i futet biznesit

Gaxha i futet biznesit

E shtunë mbrëma, ora 19:00 ishte paralajmërimi se në Point Retail Park do të hapet lokali më i ri Coffee Bar Restaurant CHA-CHA.

Një vend ku mund të shijoni ushqimet e ndryshme të përgatitura nga mjeshtërit e kuzhinës, kokteje të ndryshme dhe natyrisht qetësinë dhe bukurin e Coffe Bar Restaurant CHA-CHA me të cilën pronari Ardian Gaxha është kujdesur deri në detajin e fundit për realizimin e këtij ambienti kaq të bukur.

Gaxha për TV21 thotë se kanë punuar rreth 6 muaj intenzivisht për të sjell diçka ndryshe për të gjithë klientët. Ai thotë se ideja për të hapur këtë lokal ka qenë që nga momenti kur e ka parë projektin në 3D. Gaxha tregon edhe për vështirësitë që ka pasur gjatë procesit të punës.

Ndiqeni intervistën e plot me Adrian Gaxhën, çfarë risish do të sjell Adriani në gastronomi, por jo vetëm kaq, për TV21 konfirmon se së shpejti do të sjellë edhe disa këngë të reja.

Ndiqeni intervistën e plotë me Adrian Gaxhën./TV21