Arditi paralajmëron se po i rikthehet dashurisë së vjetër

Arditi paralajmëron se po i rikthehet dashurisë së vjetër

Ai me dekada është pjesë e ekranit. Përmes emisioneve të tij arriti që të bëjë për vete shumë njerëz. Ardit Gjebrea iu dha më shumë moderimit, por ai ka vendosur të iu rikthehet edhe dashurisë së vjetër, këngës.

Megjitatë nuk do të rikthehet i vetëm, kësaj radhe Arditi do të sjell edhe një trashëgimtare, është vajza e tij Ana. Ashtu siç ka paralajmëruar vet Gjebrea kënga do të prezantohet ne edicionin e sivjetëm të “Këngës Magjike”.

Për këtë projekt artisti po bashkëpunon me Darko Dimitorv dhe Olti Currin. “Në studion e darkodimitrov…sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës 😉 me një duet. E me kë tjetër? Me annagjebrea ❤ kengamagjike2017 PerTy Lyrics olticurri”, ka shkruar Arditi në Instagram, kuka publikuar një fotografi bashkë me Darko Dimitrov në studion e tij.

Kujtojmë se ndonëse nuk publikoi këngë shumë shpesh, çdo projekt i tij muzikor u shndërrua në hit siç janë “Makina e memories”, “Ja ku jam”, Të kam shpirt”, e të tjera./21Media