"Ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët"

“Ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët”

Drejtuesi i festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea që nga tani ka filluar me përgatitjet e këtij festivali për viitn 2019.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, ai ka njoftuar publikun për disa detaje dhe ndryshime të festivalit për këtë vit.

Sipas Arditit, ky edicion do të jetë thjesht ai që do e dëshironte publiku dhe artistët. Ai madje ka bërë thirrje për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë festival t’i fillojnë përgaditjet.

Këtë vit në Kënga Magjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e ‘New Artist’, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne”, ka shkruar Arditi në Instagram.

Kujtojmë se, më 9 dhjetor të vitit 2018 është mbajtur nata  finale e edicionit të 20-të e festivalit të  “Këngës Magjike”.

Tri çmimet kryesore i takuan: Florit me këngën “Plas”, Aurela Gaçes dhe Eli Farës me këngën “Zemra Rratata”, si dhe Fifit me Mc Kreshën me këngën “Psikopatja jote”. /21Media