Formula e vlerësimit në festivalin "Kënga Magjike" do të ndryshojë

Formula e vlerësimit në festivalin “Kënga Magjike” do të ndryshojë

Drejtuesi i festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea ka paralajmëruar se në edicionin e 21-të do të ketë ndryshime në votime.

Në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një fotografi të Kanitës, këngëtares e cila nuk arriti që të kualifikohej në finalen e edicionit të 20-të të festivalit.

“Nëse në votim për naten finale, do të ishin marrë parasysh votat e publikut në faqen kengamagjike.com atëherë Kanita do të ishte në finale! Edicioni 21 do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët+ Vota e publikut në Internet+ Vota e jurisë New Artist”,  ka shkruar Ardit Gjebrea.

“S’jemi ne” është kënga me të cilën Kanita është prezantuar në 20 vjetorin e festivalit “Kënga Magjike”./21Media