Zenullahu u eliminua nga Pitman

Zenullahu u eliminua nga Pitman

Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zenullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, tha se pjesëmarrja në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikës, ku kishte edhe emocione.