Momente emocionuese në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit

Momente emocionuese në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit

Prezantuesi i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea nuk ndalon duke befasuar për çdo vit shikuesit e festivalit “Kënga Magjike”.

Gjebrea këtë herë zbriti tek publiku që janë në sallë në mënyrë që të realizohet një telefonatë me familjarët që i kanë jashtë Shqipërisë. Kjo pasi që, sipas Gjebreas edhe ata që nuk janë të pranishëm të ndiheshin sikurse janë në sallën e “Këngës Magjike”.

Arditi u afrua tek një person, të cilin e pyeti se a kishte dikë që jetonte jashtë Shqipërisë, shkruan rtv21.tv

Zotëria në fjalë u përgjigj se e bija e tij jetonte larg dhe që prej shtatë vitesh nuk e kishte parë. Pasi që telefonata u vendos të realizohej erdhi edhe befasia, familja e tij ishin vetëm disa metra larg tij në Sallën e Kongreseve.

Bashkimin e familjes, Arditi edhe e konkretizoi me një imazh të postuar në Instagram, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Me Persidën dhe familjen e saj ❤ #kengamagjike2018

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

“Me Presidën dhe familjen e saj”, ka shkruar Gjebrea në imazhin e publikuar.

Sonte është duke u mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”./21Media