Çitaku: Mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin

Çitaku: Mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin

Pjesëtarja e FSK-së , e cila po shkollohet në akademinë prestigjioze në SHBA, West Point, Arelena Shala është zhgjedhur majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point!.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ajo përmes një statusi në Facebook ka treguar rëndësinë e këtij institucioni dhe ka bërë të ditur se nuk ka mundur të përmbajë lotët kur ka kuptuar për suksesin e Shalës.

“Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin.
Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.
Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.
E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë Ëest Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll!”, ka shkruar Çitaku në Facebook./21Media