Shtyhet ndeshja testuese

Shtyhet ndeshja testuese

Arena Kombëtare nuk është ende gati. Federata Shqiptare e Futbollit e ka konfirmuar që Arena Kombëtare nuk është ende gati.

Ndeshja testuese, e cila ishte paraparë të zhvillohet të shtunën, mes Vllaznisë dhe Apolonisë, në kampionatin e femrave është shtyrë për një javë.

Por, sipas FSHF-së stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Francën.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme”, ka deklaruar FSHF.

Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Apolonisë, në kampionatin e femrave do të zhvillohet më 17 nëntor./21Media