Artistja feston ditëlindjen e 29-të

Artistja feston ditëlindjen e 29-të

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Argjentina Ramosaj sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.

Me rastin e ditëlindjes së saj, artistja ka marrë urimet e para nga familjarët e saj, të cilët nuk kanë hezituar ta urojnë me fjalët më të mira në rrjetet sociale, përcjell rtv21.tv

Nëna e këngëtares, fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj përmes rrjetit social, Instagram vendosi të urojë të bijën, duke treguar se sa krenare është me të.

Urime ditëlindja për vajzën time që më bëri prindin më krenarë në tokë. Fati yt përgjatë jetës të jetë i mbushur me dashuri, kënaqësi dhe lumturi. Të dua shumë engjëll, ti je shoqja ime më e mirë dhe e vetmja”, ka shkruar ajo sipër disa imazheve të publikuara.

Një urim tjetër për Argjentinën erdhi nga Antigona Ramosaj, nëna e dy këngëtarëve të njohur: Alban dhe Beatrix Ramosaj. “@argjentinaramosajMbesa ime e bukur Gëzuar Ditëlindjen ❤Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura Bashkë me familjen”, ka shkruar ajo sipër një imazhi të publikuar ku shihet Argjentina me bashkëshortin e saj, Dukagjinin.

Argjentina në skenën muzikore shqiptare u paraqit në vitin 2010 me këngën “Shpirt i mbytur”, këngë kjo që u shndërrua në një hit të menjëhershëm në atë kohë. Menjëherë pas suksesit të kësaj kënge, artistja nuk ndaloi asnjëherë duke punuar për të sjellë këngë të reja për publikun.

Argjentina Ramosaj dhe bashkëshorti i saj, Dukagjin Fetahu në korrik të vitit 2015 u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

 

View this post on Instagram

 

My little family❤️

A post shared by (@argjentinaramosaj) on

“Sekreti” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me Dj Geek që është publikuar në qershor tè 2018-së dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media