Mesfushori argjentinas është lënduar në stërvitje

Mesfushori argjentinas është lënduar në stërvitje

Lucas Biglia ende pa debutuar në ndeshje zyrtare me fanellën e Milanit, ka pësuar një tërheqje muskulore e cila do ta mbajë atë jashtë fushave për rreth një muaj.

31-vjeçari që këtë verë u transferua nga Lazio, ka luajtur vetëm në miqësoren ndaj Bayernit dhe atë në pjesën e dytë. Kësisoj, Biglia nuk do të mund të paraqitet në dy xhirot e para të sezonit të ri në Serie A dhe në dy ndeshjet tjera kualifikuese për Ligën e Evropës, të cilat Milani i zhvillon ndaj skuadrës shqiptare, Shkëndijës.

Biglia pritet të kthehet pas pauzës së kombëtareve në muajin shtator.