“Argumentimi i marrëveshjes po shkon në drejtim të shkëmbimit territorial”

Takimet në Bruksel dhe reagimet pas këtyre takimeve

Në “Click” të RTV21 u diskutua rreth takimit të grupit negociator me BE-në, ku i ftuar në studio ishte Taulant Kryeziu nga EPIK.

Kryeziu tha se ajo se çfarë ka thënë bashkëkryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti se marrëveshja është është e pranueshme për BE-në, nëse është e pranueshme nga të dyja palët dhe është në pajtim me vlerat evropiane, të drejton tek pyetja se sa i respekton këto vlera Bashkimi Europian.

“Të thuhet se nuk përkrahë etnikisht të pastërta, atëherë unë po e marrë një shembull Bosnjën ku pas Luftës së Dytë ka ndodhë njëra nga masakrat më të mëdha apo lirisht mund të themi masakra më e madhe dhe sot Bosnja nuk është etnikisht e pastër. Prandaj ky tog fjalësh më duket fort i rrezikshëm dhe ky argumentim pak a shumë vetëm sa nga ajo që e dëgjova, duke mos dashtë të interpretojë përtej saj, mirëpo nga ajo që kuptova vetëm po e legjitimon atë skenar që unë po e shoh e gjithmonë po shkon në drejtim të idesë të shkëmbimit territorial. Prandaj po them nëse po flasim për vlera evropiane kthehemi prapë tek pyetja a po respektohen kufijtë administrativ të vitit 74″, deklaroi Kryeziu./21Media

Back to top button