Ariana Grande shënon histori

Ariana Grande shënon histori

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande ka shënuar histori duke u bërë artistja e parë që ka tre këngë në krye të toplistës, “Billboard”.

Këtë sukses e kishin arritur vetëm grupi “The Beatles” në vitin 1964, shkruan rtv21.tv

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande zë tre vendet e para me këngët: “7 Rings”, “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” dhe “Thank U, Next”.

Artistja për këtë arritje ka mbetur e befasuar, duke thënë se kishte menduar që këto tri vendet e para i kishin edituar fansat e saj.

Kam qeshur kur e kam parë këtë, sepse kam menduar që e keni edituar toplistën. Faleminderit nga zemra, për shumë arsye, hera e parë që nga Beatles huh, kjo është e madhe. Kam menduar që ishte shaka kur e kam parë në fillim nuk jam duke gënjyer. Ju dua shumë, gjithmonë ju kam dashur dhe do të ju dua. Faleminderit për të gjitha”, ka shkruar Ariana në rrjetin social, Twitter.

 


Më 18 shkurt, Ariana Grande gjithashtu theu rekordin si artistja më e ndjekur në kanalin Youtube, duke lënë pas dy këngëtaret e njohura: Katy Perry dhe Taylor Swift.

Përveç ndjekësve në kanalin Youtube, rekorde po thyejnë edhe videoklipet e Arianes. “7 Rings” është kënga më e madhe debutuese deri më tani e artistes, duke numëruar kështu mbi 23 milionë klikime në këtë kanal në vetëm 24 orë.

Kënga e saj më e re “Break Up Wth Your Girlfriend, I’m Bored”, pati premierën më të madhe të këtij viti, duke numëruar në vetëm 24 orët e para të publikimit mbi 21 milionë klikime./21Media