Familjes Fejzullahu po i shtohet edhe një anëtare

Familjes Fejzullahu po i shtohet edhe një anëtare

Çifti i mirënjohur i estradës, Ariana dhe Ermal Fejzullahu, janë në pritje të fëmijës së katërt. Lajmin për shtatzëninë e Arianës, Ermali e ka bërë të ditur para disa muajve ekskluzivisht në emisionin “1 Kafe prej shpisë”. Që nga ajo kohë e gjithë vëmendja e mediave është te çifti Fejzullahu, e që së shpejti do të bëhen me një vajzë, shkruan rtv21.tv

Sot Ariana publikoi një storie, përmes së cilës tregoi se ajo është shtrirë në spital.

Para pak ditësh, bukuroshja organizoi një “Baby Shower”, ku të pranishme ishin shumë fytyra të njohura publike. Pamje nga festa e organizuar, Ariana publikoi për ndjekësit e saj të shumtë në instagram. Në njërën nga videot e publikuara, shihet vajza e Ermalit duke kënduar një këngë të babait të saj./21Media