Ariana në pritje të fëmijës së katërt

Ariana në pritje të fëmijës së katërt

Teksa po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, Ariana Fejzullahu e njohur për publikun si nusja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, është përkujdesur që t’i ketë kujtim disa momente nga kjo pritje e ëmbël, shkruan rtv21.tv

E buzëqeshur duke mbajtur duart në barkun e rrumbullakosur, Ariana ka realizuar një fotosesion në natyrë, ku ishte përkujdesur që edhe veshja e saj të përkonte me ambientin ku ka pozuar.

Postimi i Arianës është pëlqyer nga mijëra ndjekës të saj, ndërsa këngëtarja Lori e ka komplimentuar që duket si yll.

Ariana dhe Ermali janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës. Por, dyshja së shpejti do të bëhen edhe me një vajzë./21Media