2019 filloi me suksese të mëdha për artisten

2019 filloi me suksese të mëdha për artisten

Ylli botëror i muzikës pop, Ariana Grande ka mposhtur dy këngëtaret e njohura me famë botërore, Katy Perry dhe Taylor Swift që mbanin fronin si artistet më të ndjekura në kanalin “Youtube”.

Tanimë, Ariana Grande e mbanë këtë fron duke numëruar kështu më shumë se 32.5 milionë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Në krahasim me Granden, Katy Perry dhe Taylor Swift numërojnë nga 32 milionë ndjekës në këtë plaformë.

Përveç ndjekësve në kanalin Youtube, rekorde po thyejnë edhe videoklipet e Arianes. “7 Rings” është kënga më e madhe debutuese deri më tani e artistes, duke numëruar kështu mbi 23 milionë klikime në këtë kanal në vetëm 24 orë.

Kënga e saj më e re “Break Up Wth Your Girlfriend, I’m Bored”, pati premierën më të madhe të këtij viti, duke numëruar në vetëm 24 orët e para të publikimit mbi 21 milionë klikime.

Ariana Grande gjithashtu ka publikuar albumin më të ri, “Thank U, Next”, javën e kaluar dhe është duke qëndruar në vendin e parë në listën e Billboard, “No. 1 on the Billboard 200 album chart”./21Media