Këngëtarja i bashkohet ikonave të tjera të muzikës

Këngëtarja i bashkohet ikonave të tjera të muzikës

Këngëtarja e njohur botërore, Ariana Grande është emëruar “Gruaja e vitit”, nga revista Billboard.

Grande, do të nderohet me këtë çmim në darkën dhe ndarjen e çmimeve “Billboard Women in Music”, më 6 dhjetor në New York.

Ylli i muzikës pop, pas një viti shumë të suksesshëm nga publikimi i albumit “Swetener”, është emëruar si “Gruaja e vitit 2018”, nga Billboard.

Ajo i bashkohet ikonave të cilat janë emëruar me këtë çmim viteve të kaluara, përfshirë këtu: Selena Gomez, Madonna. Lady Gaga dhe Taylor Swift, shkruan rtv21.tv

Gjatë karrierës së saj, Grande ka marrë vendin e parë në tabelën “Billboard 200” për tri herë radhazi. Arritja e saj e fundit ishte me albumin “Sweetener” , me hitet si: “No Tears Left to Cry” dhe “God Is a Woman” dhe duke shënuar javën më të madhe të transmetimit ndonjëherë për një album pop nga një artiste femër pas publikimit të albumit.

Mbrëmja “The Women in Music” dhe tapeti i kuq do të transmetohen drejtpërdrejt më 6 dhjetor nëpërmjet rrjetit social Twitter nga ora 7:00 deri në orën 10:00.

Kujtojmë që kënga e fundit e Ariana Grande-s, është “Thank U, Next” e cila është publikuar vetëm në versionin audio dhe deri më tani në kanalin Youtube ka marrë mbi 15 milionë klikime./21Media