“Thank U, Next” kënga më e re e këngëtares

“Thank U, Next” kënga më e re e këngëtares

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande ka performuar këngën e saj më të re, të kushtuar ish të dashurve të saj.

Kënga titullohet “Thank U, Next”, të cilën 25 vjeçarja e këndoi live në emisionin “The Ellen DeGeneres”, shkruan rtv21.tv

Një video e shpërndarë në rrjetin social Twitter, nga autorja e emisionit Ellen DeGeneres shfaqë pjesë nga performanca e yllit botëror, Ariana Grande përderisa këndon këngën e saj të re. “@ArianaGrande do të performoj ekskluzivisht nesër. Faleminderit, ariana.”, ka shkruar Ellen përderisa mbishkrimin e kombinon me titullin e këngës.

Duke nisur nga titulli i këngës, mund të paragjykohet se këngëtarja po i përqesh ish të dashurit e saj, mirëpo në fakt teksti i këngës tregon se si ka mësuar diçka të re, nga secili prej tyre.

Ariana, përmend lidhjet e dështuara, fejesën që prishi me komedianin e njohur Pete Davidson si dhe për vdekjen e ish të dashurit të saj, Mac Miller.

Versioni audio i këngës është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në Youtube, këngë kjo e cila ka marrë komente pozivite dhe mbështetëse për këngëtaren.

Në këngë Ariana Grande flet për këta persona që dikur ishe në një lidhje me ta :

Big Sean

https://www.usmagazine.com/wp content/uploads/2018/11/big

Ricky Alvarez

https://www.usmagazine.com/wp content/uploads/2018/11/ricky

Mac Miller

https://www.usmagazine.com/wp content/uploads/2018/11/mac

Pete Davidson

https://www.usmagazine.com/wp content/uploads/2018/11/pete

Kënga erdhi si befasi për fansat e saj dhe mbetet të shihet se a do t’i realizojë videoklip Ariana./21Media