Ariana ia dedikon albumin “Sweetener”, viktimave të Manchester

Ariana ia dedikon albumin “Sweetener”, viktimave të Manchester

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur “Sweetener”, i cili i dedikohet viktimave të tragjedisë së Manchester, shkruan rtv21.tv.

Albumi përmban 15 këngë, si dhe të fundit në formë homazhi ka këngën “Get Well Soon”, kënga është e gjatë rreth 5 minuta ndërsa 40 sekondat e fundit janë bosh, si shenjë e solidarizimit për viktimat që humbën jetën.

Këngëtarja në një intervistë për Jimmy Kimmel tha se pas tragjedisë ka kaluar një gjendje depresioni dhe ankthi por që ka punuar fort pavarësisht gjendjes së saj, për të krijuar këtë album.

Gjithashtu në të gjendet edhe një këngë e quajtur “Pete Davidson” kushtuar partnerit të saj, ku theksohet se 25-vjeçarja e ka ditur që para 3 vitesh se do të martohej me komedianin.

Incidenti i vitit 2017, i cili vrau njëzet e tre njerëz, duke përfshirë sulmuesin, dhe la mbi njëqind të plagosur, shumica prej të cilëve fëmijë – ndodhi gjatë koncertit të saj kryesor në Manchester Arena më 22 maj.

Grande u ndje e “thyer” dhe thuhet se  ishte në stres për disa muaj pas bombardimeve.

Ajo zbulon disa prej këtyre ndjenjave përmes këngës së nëntë të Sweetener, “breathin”, e cila ka të bëjë me përballimin e ankthit të saj pas sulmit./21Media