Artistja më e ndjekur në Instagram

Artistja më e ndjekur në Instagram

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande tashmë është artistja më e ndjekur në rrjetin social, Instagram.

Fronin e artistes më të ndjekur deri më tani e mbante këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez, transmeton rtv21.tv

Këtë fron Ariana ia mori nga duart Selenës të hënën në mëngjes, siç raporton revista prestigjioze, “Billboard”. 25 vjeçarja numëron 148,391, 669 ndjekës në këtë rrjet, duke krahasuar me Selenën, e cila ka 146, 303, 811 ndjekës në Instagram.

Titullin si artistja më e ndjekur në Instagram, Ariana e fitoi në 4 muajt e fundit ku iu shtuan 13 milionë ndjekës, shkruan rtv21.tv

Ky nuk është rekordi i vetëm i që Ariana Grande e theu, pasi që duke u bazuar në javët e fundit ajo u bë edhe artistja më e ndjekur në platformën, Youtube duke numëruar kështu mbi 32.5 milionë ndjekës si dhe arriti të shënoj histori duke u bërë artistja e parë që ka tre këngë në krye të toplistës, “Billboard”. Këtë rekord e kishin arritur vetëm grupi, “The Beatles” në vitin 1964.

Vitin 2019, Ariana Grande e filloi duke lansuar dy këngë: “7 Rings” dhe “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored”, të cilat u shoqëruan edhe me videoklipe.

“7 Rings” deri më tani numëron mbi 210 milionë klikime në Youtube, ndërsa “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” ka mbi 99 milionë të tilla në këtë platformë./21Media