Artistja nuk heziton të përgjigjet

Artistja nuk heziton të përgjigjet

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande për herë të parë ka folur për lidhjen e re që ish i dashuri i saj, komediani, Pete Davidson ka nisur.

Artistja ishte në Kaliforni me disa miq kur u pyet nga paparacët se çfarë mendon për lidhjen e re të Pete Davidson. Ariana nuk kishte hezituar të përgjigjet duke thënë që janë shumë të lezetshëm, shkruan rtv21.tv

Lidhja e Ariana Grandes dhe Pete Davidson u përfol shumë në media, pasi që vetëm një muaj pas fillimit të romancës u fejuan.

Image result for ariana grande pete davidson

Romanca e çiftit që nga fillimet e saj nuk kishte qenë stabile dhe kështu që të dy vendosën që të anulojnë fejesën e tyre.

Ndërsa, Pete Davidson së fundmi përflitet që ka filluar një lidhje të re me aktoren gjithashtu të njohur, Kate Beckinsale. Për këtë lidhje nuk është prononcuar ende asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet se a do të konfirmojnë romancën e tyre.

image

Kujtojmë që në nëntor të 2018-së, Ariana publikoi këngën “Thank U, Next” që i kushtohej të gjithë ish të dashurve të këngëtares. Kënga deri më tani numëron mbi 292 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media