Brenda shtëpisë së Ermalit dhe Arianës

Brenda shtëpisë së Ermalit dhe Arianës

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu para disa ditëve u bë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Ariana solli në jetë vajzën, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Sot, Ariana është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën, teksa është pritur në një mënyrë të veçantë, shkruan rtv21.tv

Ajo ka publikuar video dhe fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet dekori brenda shtëpisë së tyre.

“Mirë se erdhe Ana”, ka shkruar Ariana krahas videos.

Kujtojmë që Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar. Ata së bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./21Media