Ariana Grande mohon pretendimet që ka tradhtuar Mac Miller

Ariana Grande mohon pretendimet që ka tradhtuar Mac Miller

Disa javë më parë , një përdorues i mediave sociale “gjurmoi” më shumë  në këngën e Grande-it “Pete Davidson” -një këngë e emruar sipas të fejuarit të saj, transmeton rtv21.tv.

“Pete Davidson do të jetë kënga që unë nuk do e dëgjojë asnjëherë “, shkroi përdoruesi në Instagram.

Sidoqoftë, Grande nuk kishte frikë të e “mbrojë”, këtë këngë, “awwwww boo f – king hoo, Alexa lëshoje këngën Pete Davidson”, komentoi këngëtarja.

Por sapo ai shkroi në Instagram  “Ari ka tradhtuar maccccccc”, artistja tha se kaq e kishte me këto shpifje.

“Nuk e tradhtova, por zhduku, a mund të shkoni … të ngacmoni dikë tjetër? Je i mërzitshëm”, tha këngëtarja.

Lajmi i ndarjes së Grande dhe Millerit u ndërpre në muajin maj.

Vetëm një javë më vonë, Davidson konfirmoi ndarjen e tij me Cazzie David. Deri në fund të atij muaji, raportet filluan të përhapnin që të dy ishin  duke u takuar fshehurazi. Sidoqoftë, zogjët e dashuruar e konfirmuan se marrëdhënia e tyre ishte më serioze se sa që njerëzit mendonin, lajmi i fejesës të tyre u bë  në fillim të qershorit./21Media