Ariana publikoi këtë fotografi

Ariana publikoi këtë fotografi

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, më 25 shtator janë bërë prindër për herë të katërt. Ata u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin Ana, shkruan rtv21.tv

Ariana sot ka dal në shëtitje bashkë me vajzën e vogël, ndërsa ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ndonëse, ka pak ditë që është bërë nënë, Ariana duket në formë të mirë trupore.

Ajo shihet e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona lëkure të zezë që shkëlqejnë, të kombinuar me një palë atlete të bardha.

 

View this post on Instagram

 

Sunny day with baby ☺️

A post shared by Ariana Fejzullahu (@arianafejzullahu) on

Para disa ditëve, Ariana publikoi një fotografi familjare me një mbishkrim të veçantë. Pasuria më e madhe që unë kam, është familja ime”, ka shkruar Ariana krahas fotos në të cilën duket e lumtur pranë Ermalit dhe katër fëmijëve./21Media