Pamje nga "Babyshower" i Ariana Fejzullahut

Pamje nga “Babyshower” i Ariana Fejzullahut

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana janë ndër çiftet më të komentuara dhe të pëlqyera të estradës. Dyshja janë në pritje për tu bërë prindër për herë të katërt, shkruan rtv21.tv

Sonte bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur organizoi një festë për beben. Pamje nga festa e organizuar, Ariana publikoi për ndjekësit e saj të shumtë në instagram.

Në njërën nga videot e publikuara, shihet vajza e Ermalit duke kënduar një këngë të babait të saj.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës, kurse, dyshja së shpejti do të bëhen edhe me një vajzë. /21Media