Ajo shihet e lumtur

Ajo shihet e lumtur

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe Ariana të mërkuren mbrëma u bënë prindër për herë të katërt.

Bashkëshortja e këngëtarit Ariana solli në jetë vajzën, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

E sot, Ariana publikoi fotografinë e parë me vajzën e vogël, të cilën e publikoi pak minuta më parë në instagram.

Në imazhin e publikuar për 203 mijë ndjekësit e saj, Ariana shihet e lumtur pranë Anës, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar. Ata së bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./21Media