"Pasuria më e madhe që unë kam..."

Pasuria më e madhe që unë kam…”

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu para disa ditëve u bë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Ariana solli në jetë vajzën, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Në rrjetin social Instagram, Ariana sot ka publikuar një fotografi të veçantë, në të cilën shfaqet pranë Ermalit dhe katër fëmijëve të tyre.

“Pasuria më e madhe që unë kam është familja ime”, ka shkruar Ariana krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

Pasuria me e madhe qe une kam eshte familja ime 🙏🏻!

A post shared by Ariana Fejzullahu (@arianafejzullahu) on

Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se 10 vjet. Ata janë prindër të një djali dhe tre vajzave./21Media