Ajo po duket shumë bukur në pritjen e ëmbël

Ajo po duket shumë bukur në pritjen e ëmbël

Bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, Ariana mbrëmë organizoi “Babyshower”. Në festën e organizuar për beben, Ariana ftoi persona të dashur, të cilët i dhuruan një natë speciale me prezencën e tyre.

Pamje nga “Babyshower”, bashkëshortja e këngëtarit publikoi edhe mbrëmë, me ç’rast u pa edhe vajza e saj, duke kënduar këngë të babait.

Ndërsa, sot Ariana në instagram për 197 mijë ndjekësit e saj publikoi disa imazhe të bukura nga festa e “Babyshower”, me ç’rast falënderoi familjen dhe mikeshat e saj, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe e veshur me fustan të shkurtë, ngjyrë ari, Ariana duket mahnitëse pranë vajzave të saj.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës, kurse, dyshja së shpejti pritet të bëhen edhe me një vajzë. /21Media