Çifti Fejzullahu në pritje të fëmijës së katërt

Çifti Fejzullahu në pritje të fëmijës së katërt

Ariana Fejzullahu, e cila e njohur u bë si nusja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut aktualisht është duke e shijuar pritjen e saj më të ëmbël e të bërit nënë për herë të katërt.

Gjatë kësaj periudhe nuk mungojnë fotografitë e publikuara nga Ariana ku shfaq barkun e rrumbullakosur.

Aktualisht Ariana është në javën e 29-të të shtatzënisë, këtë e ka bërë të ditur vet ajo me anë të publikimit të një seti fotografik në Instagram, në të cilin duket shumë bukur.

Për këto fotografi Ariana mori pëlqime nga mijëra ndjekës të saj.

“29 javë”, është mbishkrimi që ajo e ka lënë poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

Ermali dhe Ariana janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Bunës dhe Erës, kurse, çfiti së shpejti do të bëhen edhe me një vajzë. /21Media