Ariana thyen edhe një rekord!
25 Mars 2019
Artistja amerikane nuk ka të ndalur
Artistja amerikane nuk ka të ndalur
Këngëtarja dhe aktorja e njohur me famë botërore, Ariana Grande ka thyer rekordin më të ri në karrierën muzikore. Ariana është bërë artistja e parë ndonjëherë që ka tri albume me mbi dy miliardë dëgjime në platformën, “Spotify”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur “Chart Data”, përmes rrjetit social, Twitter, përcjell rtv21.tv
.@ArianaGrande becomes the first female artist to have three albums with over 2 billion streams in Spotify history (My Everything, Dangerous Woman and thank u, next).
— chart data (@chartdata) March 23, 2019
the fuck is going on https://t.co/vX0HklUjKc
— Ariana Grande (@ArianaGrande) March 24, 2019
Kjo nuk është hera e parë që artistja thyen rekord, pasi që muajve të kaluar, Ariana mori fronin si artistja më e ndjekur në rrjetin social, Instagram si dhe artistja më e ndjekur në Youtube.
Ariana Grande po ashtu ka arritur të shënojë histori, duke u bërë artistja e parë që ka tre këngë në krye të toplistës, ”Billboard”, ku këtë rekord më parë e kishte arritur vetëm grupi, “The Beatles” në vitin 1964.
“Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” është projekti i fundit i artistes i publikuar në muajin shkurt dhe që deri më tani numëron mbi 150 milionë klikime në kanalin, Youtube./21Media