Arifi: Dialogu nuk do të jetë më kurrë në shërbim të Serbisë

“Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë”

Anëtari i delegacionit shtetëror nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka deklaruar se Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu në shërbim të Serbisë.

Arifi ka shkruar në Facebook se një dialog çfarë e ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë.

“Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiq në intervistën dhënë revistës serbe Danas më 26/01/2019 citoj: “Dialogu e ka përforcu pozicionin e Serbisë , me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë” . Vuçiq, Danas 27/01/2019. Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button