Arilena triumfon në Fest '58

Arilena triumfon në Fest ’58

Arilena Ara me këngën “Shaj”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Ajo rrëmbeu vendin e parë në Fest ’58 në RTSH.

Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, ndërsa në vendin e tretë Sara Bajraktari, transmeton rtv21.tv

Kur ajo u shpall fituese e edicionit të sivjetmë, këtë lajm publiku e mirëpriti me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.

Eurovisioni do të mbahet në Holandë./21Media