"Dhashë gjithë shpirtin, gjithë muzikën time..."

“Dhashë gjithë shpirtin, gjithë muzikën time…”

Këngëtarja e mirënjohur, Arilena Ara me këngën “Shaj”, do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Ajo rrëmbeu vendin e parë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH.

Arilena pas fitores para mediave tha se tani ka një përgjegjësi akoma më të madhe.

“Jam shumë e emocionuar, jam jashtë mase e lumtur, nuk e kisha menduar asnjëherë. Dhashë gjithë shpirtin, gjithë muzikën time dhe u përpoqa të artikuloj çdo ndjesi e emocion timin përmes kësaj kënge, jam e lumtur që ia arrita dhe që publiku e vlerësoi fitoren time, qoftë dhe juria. Tani kam një peshë edhe më të fortë dhe të fuqishme se kjo që bëra, nuk e di nëse jam gati të përfaqësoj një shtet në Eurovision. Zemra po më del nga vendi. Falenderoj shumë publikun që më rriti mua dhe që më solli këtu ku jam sot”, ka thënë Arilena Ara.

Në vendin e dytë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH u rendit Elvana Gjata, ndërsa në vendin e tretë Sara Bajraktari./21Media