E lumtur dhe goxha në formë

E lumtur dhe goxha në formë

Arilena Ara ka lënë anash të gjitha polemikat që u ngritën pas fitores së saj në “Festivalin e Këngës” dhe ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga Los Angeles, ku besohet se po qëndron për disa projekte të reja muzikore, shkruan rtv21.tv

Ajo shihet e lumtur dhe në formë, padyshim e gjithë kjo edhe fal përkushtimit të saj në palestër.

Arilena do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këngën “Shaj”, për muzikën e së cilës u përkujdes Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovsi, ndërsa për tekstin Lindon Berisha./21Media