Artistet largojnë njëra-tjetrën nga Instagrami

Artistet largojnë njëra-tjetrën nga Instagrami

“Festivali i 58-të të Këngës” në RTSH këtë vit është përfolur mjaft shumë në lidhje me votimin e jurisë. Këtë vit vendin e parë e fitoi Arilena Ara me këngën “Shaj” kurse, Elvana Gjata me këngën “Me tana”, e cila u mirëprit nga publiku mori vendin e dytë.

Pas natës finale ka pasur reagime të shumta nga njerëzit ku kanë përmendur emrat e dy artisteve si dhe kanë dhënë mendimet e tyre se cila prej tyre e kishte merituar vendin e parë.

Edhe moderatorja e këtij festivalit, Alekta Vejsiu ka reaguar në lidhje me këtë duke i kërkuar falje publike Elvanës se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit publikut.

“I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali”, kishte shkruar Alketa në rrjtet sociale.

 

View this post on Instagram

 

I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre. Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni i ketij Festivali! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh e lumtur sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Pas kësaj deklarate ajo çka ka ra në sy të publikut është se Arilena dhe Alketa më nuk e ndjekin njëra-tjetren në Instagram, pra ato kanë larguar njëra-tjetren nga shoqëria në Instagram.

 

Kurse, Elvana Gjata ka reaguar një ditë pas përfundimit të natës finale të “Festivalit të 58-të të Këngës”, Elvana ka thënë që nuk ka dëshirë të deklarohet në raste të tilla, por që kësaj radhe duhej ta bënte. Këngëtarja iu drejtua Arilenës, e cila mbrëmë fitoi vendin e parë se nuk është faji i saj, si dhe i uroi suksese.

Ndërsa, Arilena ende nuk ka bërë një deklaratë pas kësaj ndodhie.  Artistë të njohur të skenës shqiptare i uruan suksese Arilenës në rrugëtimin e saj në Eurovision. /21Media