Arineta: Shpresojmë që Kosova do prekë të gjitha kontinentet e botës!

Arineta: Shpresojmë që Kosova do prekë të gjitha kontinentet e botës!

Alpinistja kosovare, Arineta Mula po e nisë një aventurë të re. Ajo do të ngjitët në majen më të lartë në Evropë në Elbrus.

Mula këtë rrugëtim drejt Kaukazëve të Rusisë do ta bëjë me pasaportë shqiptare. Ajo tha se do të ngjitet në male në shtete e kontinente ku nuk njihet fare pasaporta e Kosovës, duke theksuar vështirësitë. “Nganjëherë them që malet që i kam ngjit deri tash më janë dukur me të lehta sesa marrja e vizës!”, tha alpinistja kosovare.

E veçanta e këtij udhëtimi është se Arineta Mula nuk do të ketë ndonjë udhërrëfyes apo guide. Ajo në një intervistë për rtv21.tv. tha se po mundohet që të shpenzojë më pak dhe të përjetojë malet më shumë.

1. Pse keni vendosur të niseni në këtë rrugëtim pa udhërrëfyes (Guide)?

Arineta Mula: Elbrus është maja më e lartë në Europë që gjendet ne Kaukaz, Rusi. Ka qene plan i imi qysh vitin e kaluar te ngjitem në këtë maje por për arsye se nuk kisha mundesi udhetimi me pasaporte te Kosovës, erdhi koha që sot me pasaportë shqiptare të mundësohet nisja ime.
Gjithçka shkojë si papritur sepse me duhej të aplikoja për vizë ruse dhe e menaxhova situaten dhe tash kam mundësi të udhëtoj.
Sa i përket rrugëtimit apo ngjitjes pa guide sigurisht që e bën gjithçka më të vështirë. Vendimin e kam menduar mirë dhe diskutuar me shumë alpiniste që me vite kanë përvojë në ngjitje dhe ecje nëpër male. Duke e pasur guiden/udheheqësin gjithçka është më e lehtë dhe gjithçka shërbehet por edhe kostoja është më e lartë.
Po mundohem që të shpenzoj më pak dhe të përjetoj malet më shumë dhe të pëërballem më vështirësi e sfida deri në atë pikë ose lartësi ku mundem me forcat dhe përvojen time alpine. Gjithsesi kjo çka po them nuk do të thotë që jam e fuqishme mjaftueshem sepse ende jam në fillim të formësimit të një alpiniste, kjo nënkupton që kam filluar t’i shoh malet në një dimension tjeter.
Pa rrezikuar me përvojën time alpine kësaj radhe do i qasem kësaj ngjitje.
Do të kem kujdes dhe asgjë nuk do të bëj çka është jashtë normales. Jam e gatshme si në aspektin fizik dhe atë mendor. Ta shohim si po shkon.

2. A është i rrezikshem ky rrugëtim? Cilat janë sfidat më të cilat zakonisht ballafaqoheni gjatë udhëtimeve të tilla?

Arineta Mula: Elbrusi konsiderohet të ketë klime shumë të ndryshueshme dhe temperaturat janë mjaft të ulëta edhe pse qëndron në rreth 5600m lartësi.
Si problem tjetër sigurisht është edhe lartësia apo mungesa e oksigjenit e cila ndikon direkt në organizmin e njeriut. Por meqë tashmë kam pak përvojë dhe kam filluar ta njoh vetën dhe aftësite e mija në lartësi më ka lehtësuar më shumë që të marr këtë iniciativë.
Por gjithsesi nuk është asgjë e sigurt në male, mund te kesh sëmundje të lartësisë kurdo mbi 3500m. Po ashtu koha luan rolin kryesor sidomos në Elbrus ku shikueshmeria/vizibiliteti mund të jetë mjaft i dobët sidomos në ditën e ngjitjes mbi lartësine 4700m.

3. Çka do të thotë për ju ngjitja në majën më të lartë në Evropë, pra në Elbrus? Nisja juaj me flamurin e Kosovës në Rusi a ju bën më ambicioze në arritjen e cakut?

Arineta Mula: Sot kisha takim edhe me Kryemnistrin z.Haradinaj i cili ma dorezoj flamurin e shtetit tonë dhe sigurisht që më dha motiv edhe më shumë që të nis këtë rrugëtim. Për mua ngjitjet nuk janë vetëm pasurim personal por edhe i vendit tonë meqë gjatë rrugës takon alpinistë nga krejt bota dhe sigurisht që reflekton mbi kulturën dhe shtetin prej nga vjen.
E rëndësishme është që sado e komplikuar të jetë udhëtimi qoftë problemet teknike, udhëtimit apo mungesës së informacionit po e shoh që kur ke pasionin dhe dëshiren ka zgjidhje për çdo gjë.

4. A është diskriminuese kur nuk mund të udhëtoni me pasaportë të Kosovës?

Arineta Mula: Ndjehëm më të vërtetë keq për të gjithë qytetaret të cilët nuk mund të udhëtojnë, madje në shumë vende siç e dijmë as që njihet pasaporta jonë. Unë kam rastin tim që deri më tani e kam pasur shumë të vështirë të udhëtoj sepse me duhej viza për ngjitjen në Zvicër, Slloveni, Bullgari madje mbaj mend që nuk kam mund të jem pjesë e ekspedites në malin Olimp në Greqi në 2015 vetëm për arsye se më është refuzuar viza.
Por nuk më ka ndal asgjë, kam provuar përsëri dhe jam munduar t’i respektoj të gjitha procedurat për marrje të vizave. Nganjëherë them që malet që i kam ngjit deri tash më janë dukur me të lehta sesa marrja e vizës!
E falemnderoj Presidentin e Shqiperisë i cili pa hezitim më dha nënshtetësinë shqiptare, kërkesë të cilën e kam bërë qysh vitin e kaluar që të më mundësohet marrja e pasaportes shqiptare dhe të ngjitem në male në kontinente/shtete ku nuk njihet fare pasaporta e Kosovës.

Kam pasur mundësi që pranoj organizimin nga kompani të ndryshme edhe nga vendet tona afër shtetit tonë. Por e prita të marrë pasaportën shqiptare dhe të prezantoj shtetin si është më se miri, po ashtu edhe për organizim dhe menaxhim të ekspeditës i kam bërë të gjitha në mënyrë të pavarur.

5. Pas kësaj sfide cilat janë synimet e juaja?

Arineta Mula: Synimi im është t’i perfundoj 7 majat më të larta në shtate kontinentet në botë. Sigurisht është një sfidë më shumë vështirësi duke marrë parasysh që jo vetem në ngjitjen e maleve me të larta në kontinente, por edhe organizimi, menaxhimi dhe gjetja e informacioneve për udhëtim në kontinente tëndryshe dhe qasje në këto male kërkon mjaft kohë, kosto dhe mund. Gjithsesi ndihem shumë e lumtur për arritjet me sukses të dy majave që hyn në 7 majat më të larta në shtatë kontinente:
Ngjitjen me sukses të majes më te lartë në botë Everest, Azi 22 maj 2017,
Ngjitjen e majes më të lartë në Afrikë, Kilimanjaro në mars 2016
Të shohim si do shkojnë tjerat. Shpresojmë që Kosova do prekë të gjitha kontinentet e botës!/21Media