Kampanjë e realizuar në Amerikë

Kampanjë e realizuar në Amerikë

Fotografia e alpinistes është vendosur në kuadër të fushatës “She moves mountains” që në gjuhën shqipe do të thotë “Ajo lëviz bjeshkët” e cila është përzgjedhur  nga “The North Face”.

Kjo kampanjë e realizuar në Amerikë ka grumbulluar fotografi nga gratë të cilat kanë pushtuar maje të maleve në botë dhe që me tregimet e tyre kanë ndryshuar shoqërinë për të mirë.

“Për të gjithë ju që jeni në Amerikë dhe jeni afër mund ta shihni në muralin në Kent Avenue Williamsburg”, ka treguar Arineta Mula në profilin e saj në Facebook.

Arineta Mula vitin e kaluar ka pushtuar majën e malit Mont Everest, ndër majat më të larta në botës, si dhe shumë male të tjera.