Alpinistja me origjinë nga Peja, Arineta Mula, ka arritur sot të ngjitet në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi

Alpinistja me origjinë nga Peja, Arineta Mula, ka arritur sot të ngjitet në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi

Ajo ka postuar një fotografi në Facebook, me flamurin e Kosovës në duar ku ka shkruar :

“Për Kosovën Tonë. Sot në mëngjes, ora 08:15, arrita ngjitjen e malit më të lartë ne Evropë, Elbrus 5642m. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzojë flamurin para nisjes që sot për herë të parë valojë në malin Elbrus”.

Në një intervistë për rtv21.tv Mula ka thënë se rrugëtimin drejt Kaukazëve të Rusisë do ta bënte me pasaportë shqiptare.

“Nganjëherë them që malet që i kam ngjit deri tash më janë dukur me të lehta sesa marrja e vizës!”, ka thënë alpinistja kosovare.

E veçanta e këtij udhëtimi të saj ishte se nuk ka pasur  ndonjë udhërrëfyes apo guide./21Media