Arineta do të fillojë sfidën e saj të gjashtë

Arineta do të fillojë sfidën e saj të gjashtë

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i ka dhuruar flamurin e Kosovës alpinistes, Arineta Mula. Ajo pritet që me 12 maj të ngjitet në majën më të lartë në Amerikën Veriore në Denali- Alaskë.

“Më kënaqësi të veçantë Alpinistes Arineta Mula ia dhurova flamurin🇽🇰 e Kosovës për ekspeditë, e cila me 12 maj do të fillojë sfidën e gjashtë me radhë në kuadër të projektit ‘7 summits’ për tu ngjitur në majën🏔më të lartë në Amerikën Veriore, në Denali-Alaskë. Edhe ky projekt do ta promovojë shtetin dhe flamurin tonë. Jam i kënaqur që Arineta për këtë ekspeditë ka mbështetjen e fuqishme të MKRS-së.”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Arinetën, të gjithë e njohim si njërën prej femrave te para shqiptare që pushtoi majën më të lartë në botë, Everestin. Ajo gjatë vitit 2018, realizoi disa prej ngjitjeve që cilësohen si më sfidueset për alpinistët. E veçanta e këtyre ngjitjeve ishte padyshim fakti që ajo i bëri e vetëm pa shoqërues, diçka e padëgjuar më parë në historinë e alpinizmit shqiptar.

Ndërsa në Janar ajo është ngjitur në majën më të lartë në Amerikën Jugore Aconcagua (6952m)./21Media