Konferencës do t’i paraprijë hapja e ekspozitës “Lidhja shqiptare e Prizrenit”

Konferencës do t’i paraprijë hapja e ekspozitës “Lidhja shqiptare e Prizrenit”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës mban konferencën me temë “Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI”.

Sipas njoftimit, kjo konferencë organizohet nga ora 09:30 në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, si dhe me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Arkivistikës-9 qershori.

Konferencës do t’i paraprijë hapja e ekspozitës “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, e cila është hapur dje në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.