U ble nga një koleksionist privat

U ble nga një koleksionist privat

Arma që Vincent van Gogh mund të ketë përdorur për të vrarë veten është shitur për 162 mijë e 500 euro, gati tre herë më shumë se sa pritej.

Revolvera e ndryshkur u ble nga një koleksionist privat nëpërmjet telefonit, transmeton rtv21.tv.

Arma u gjet nga një fermer në vitin 1965 pranë fshatit ku artisti i kaloi ditët e tij të fundit.

Megjithatë, ka dyshime për vërtetësinë e armës.

Më 27 korrik 1890, artisti i trazuar holandez kishte hyrë në një fushë pranë Auvers-sur-Oise, një fshat pak kilometra në veri të Parisit dhe kishte qëlluar veten në gjoks./21Media