​Duka nuk mban sekrete

​Duka nuk mban sekrete

Prej thuajse 20 vjetësh, kombëtarja shqiptare e futbollit nuk drejtohet nga një trajner vendas.

Kjo ka krijuar shumë pakënaqësi tek tifozët shqiptarë të futbollit, ku sa herë që pankina e kombëtares është bosh sugjerojnë emra të trajnerëve shqiptarë.

Ilir Daja është njëri prej tyre, teksa kreu i FSHF, Armand Duka zbuloi se para mbërritjes së Gianni de Biasi në Shqipërisë, ia ofroi ekipin kombëtar shqiptar, Besnik Hasi.

Megjithatë, në intervistën ekskluzive në “Ora Sport” në Rtv Ora, Duka ka shtuar se të ardhmes nuk i dihet dhe mund t’ia besojë shumë shpejt pankinën e kombëtares një shqiptari.

Para se të vinte De Biasi ne pothuajse ja kemi ofruar ekipin kombëtar, Besnik Hasit. Madje ishim në përfundim të marrëveshjes, por në atë kohë, Anderlecht i ofroi stolin e ekipit të parë dhe preferoi të qëndrojë në Anderlecht. Ky është një argument për të thënë se ne kemi menduar për trajner shqiptar. Kam menduar edhe për emra të tjerë, madje kam edhe diskutuar, por megjithatë kemi vendosur për këto emra. Nuk mund të them se nuk do të ketë një trajner shqiptar në ekipin kombëtar. Pa përmendur emra ka trajner të mirë shqiptar që punojnë shumë mirë. Ka nga ata që punojnë, lexojnë, studiojnë, janë zhvilluar. Ka nga ata që janë ekspert që nuk lexojnë asgjë dhe koha i lë mbrapa si në çdo ambient dhe në komunitet tjetër. Jo vetëm, Ilir Daja por edhe shumë emra të tjerë mund të jenë të aftë të drejtojnë ekipin kombëtar“, tha Duka.